Megi Doçi është Këpuca e Artë për sezonin 2019-2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ceremonia e dorëzimit të Këpucës së Artë për futbollin e femrave të sezonit 2019-2020. Në këtë ceremoni ku është vlerësuar Megi Doçi për 88 golat e shënuar me fanellën e Vllanzisë. Nuk mund të mungonte Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i cili theksoi se futbolli femrave ka qënë gjithmonë një prioritet i madh për Federatën dhe po investohet gjithmonë e më shumë për të arritur nivele edhe më të larta.

E emocionuar, sulmuesja e Vllanzisë dhe ekipin kombëtar falenderoi Federatën dhe Presidentin Duka për vëmëndjen e treguar ndaj futbollit të femrave. “Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e gëzuar për vetë faktin se kam punuar shumë në mënyrë individuale por edhe me ekipin. Merita është e shoqeve të skuadrës të cilat duhet ti falenderoj shumë, por edhe stafin teknik të Vllanzisë për mbështetjen që më kanë dhënë. Në skuadër bëhet një punë e madhe për të arritur që unë të shënoj. Champions League në prag? Skuadra është në rindërtim e sipër sepse drejtuesit po punojnë për të gjetur lojtare që të përforcojnë ekipin për mungesat që kemi evidentuar. Mendoj se është duke u bërë një punë shumë e mirë sepse ekipi brenda dy ditësh do të grumbullohet në Shkodër për fazën përgatitore. Do të presim shortin dhe do të shohim. Objektivat e mi për të ardhmen janë të mëdha, duke ditur që unë kam arritur të fitoj gjithçka në Shqipëri, kupa, kampionate, Topin e Artë dhe titullin e golashënueses më të mirë. Do të punoj shumë për të arritur përsëri këto suksese por diçka konkrete në mëndjen time përveç punës nuk ka”, përfundoi Doçi./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Tentativat e para të rinovimit, Raphinha i pakënaqur nga oferta e Barcelonës

https://www.youtube.com/watch?v=GSqxY4_9pWE&feature=youtu.be

Të fundit

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Lajme të tjera

Web TV