“Të padëshiruar”/ Shqipëria ‘u vë fshesën’ dy diplomatëve iranianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare vendosën të shpallin të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, me qendër në Tiranë.

Vendimi u bë i ditur nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi  në rrjetin social “Facebook”.  Ai theksoi se sy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë shpallur persona të padëshirueshëm për shkak se kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall persona të padëshiruar diplomatë iranian. Në dhjetor të 2018, ambasadori iranian i akredituar në Shqipëri dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin se ishin të përfshirë në “aktivitete që cenonin sigurinë e vendit”./Fjala.al

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës…

Gepostet von Gent Cakaj am Mittwoch, 15. Januar 2020

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV