E pabesueshme, Juventus kërkon lojtarin e Kombëtares kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Giacomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares U-21 të futbollit shqiptar është duke u kërkuar për t’u blerë nga ekipi U23 i Juventusit.

Duket se lojtarët shqiptar po pëlqehen shumë nga klubet më të mëdha të futbollit në Itali e Spanjë. Pas kalimit të Rey Manaj te Barcelona B dhe kërkesës së Interit për të marrë Marash Kumbullën, duket se dhe fati i Vrionit po drejtohet në klubet elitare të Europës.

Futbollisti i Sampdorias që është huazuar nga Citadela e Serisë B mund të bashkohet me skuadrën e Juves, pasi 21-vjeçari shqiptar nuk po gjen minutash të mjaftueshëm për t’u aktivizuar.

Klubi në të cilin mund të kalojë Vrioni luan në Serinë C, por ky transferim mund të jetë pozitiv për të ardhmen e 21-vjeçarit të kombëtares shqiptare./Fjala.al/

 

Të fundit

Armëpushimi nis mëngjesin e së dielës. Izraeli, sulme deri në minutën e fundit

Armëpushimi në Gaza do të nisë të dielën në 08 e 30, me orën lokale, ose 7 e 30...

Pija perfekte e mëngjesit, uji me kete frut pastron mëlçine dhe permireson tretjen

Një nga pijet më të famshme është uji me rrush të thatë. Pija me rrush të thatë mund të bëhet shpejt një zakon sepse...

Shqipëria, potencial për litium?

Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një...

Ukraina ndërpret gazin rus, Orban: Europa po shkon drejt një krize energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë...

Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Elbasanit. “Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet...

Lajme të tjera

Web TV