Horoskopi, 27 gusht 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Sado e përkushtuar të jeni për miqtë dhe të dashurit tuaj, nuk mund të jeni përgjegjës për ta. Kështu që nëse njëri prej tyre përfshihet nga telashet sot, duhet të mendoheni dy herë përpara se të futeni për t’i mbrojtur ata. Duke vepruar kështu, ju mund të fusni veten në një situatë shumë më komplekse sesa e kuptoni.
Demi
Energjia e një personi me të cilin mund të keni të bëni sot do të jetë më pak se ideale, kështu që do të varet nga ju që të ruani ekuilibrin dhe ta mbani bisedën pozitive. Për fat të mirë, ju jeni në një fazë shumë pozitive të komunikimit. Nëse një ndërveprim merr një kthesë të çuditshme, do të jeni gati për ta kthyer atë në një rrugë më produktive.
Binjakët
Nëse e nisni ditën tuaj duke vrapuar sot, do të keni mundësi të bëni punën tuaj më herët, që do të thotë se do të keni më shumë kohë të lirë për të bërë gjithçka që dëshironi! Nëse jeni ndier pak të tronditur nga gjithçka, përpiquni të merrni pak kohë më vonë. Përdorni kohën tuaj me mençuri.
Gaforrja
Edhe nëse nuk dini se si t’ia shprehni ndjenjat tuaja dikujt sot, çdo lloj komunikimi do të jetë i mirë. Filloni një bisedë. Kjo është gjithçka që ka vërtet rëndësi. Mos u shqetësoni se nuk jeni mjaft i zgjuar, artikuloni siç duhet dhe me seriozitet. Toni i diskutimeve tuaja do të jetë organik.
Luani
Një mik apo bashkëpunëtor po bën diçka interesante me jetën e tij, dhe ti do të dëshiroje të bëje të njëjtën gjë. Atëherë, çfarë po ju ndalon? Ju nuk keni nevojë për më shumë burime sesa keni tashmë.Thjesht përdorni kreativitetin tuaj. Kaloni më shumë kohë kohë me lloje të ndryshme njerëzish!
Virgjëresha

Telefonojini dikujt që i besoni sot dhe zbuloni nëse është i lirë për një bisedë. Flisni hapur mbi temat që ju shqetësojnë dhe ju do të ushqeni këtë marrëdhënie. Komunikimi është mënyra më e mirë për të punuar mbi çfarëdo lloj gjëje që jeni konfuz tani.
Peshorja
Syri juaj i mprehtë mund të ndihmojë dikë sot kur të kuptoni se ai ka harruar një detaj shumë të rëndësishëm. Sa i përket aspektit profesional, gjasat janë që të merrni informacione të rëndësishme që mund të kenë ndikim në të ardhmen tuaj.
Akrepi
Të ndalosh ndjenjat e tua të vërteta për një person mund të duket si një strategji e mençur. E dini, nëse nuk mund të thoni diçka të këndshme, është më mirë të mos thuash asgjë fare. Lirohuni dhe ndjehuni të lirë të ndani mendimet tuaja të vërteta.
Shigjetari
Mos u shqetësoni. Lufta për pushtet që keni me një figurë autoriteti nuk do të krijojë tension të zgjatur në jetën tuaj. Këto gjëra ndodhin herë pas here, dhe ato thjesht janë pjesë e marrëdhënieve me njerëzit e fuqishëm. Në një farë mënyre, ato janë mjete arsimore shumë efektive.
Bricjapi
Nuk keni nevojë të kontrolloni plotësisht çdo gjë që po ndodh në botën tuaj në mënyrë që të kuptoni se çfare po ndodh në aspektin profesional. Por do të ishte një ide shumë e mirë që të hidhni një vështrim tjetër mbi projektet tuaja dhe ato që synoni të realizoni sa më shpejt.
Ujori
Ju jeni mjaft i zgjuar që ta dini se duhet të keni kujdes në marrëveshjet e biznesit, kështu që mos dëgjoni kur dikush ju inkurajon të fusni veten në projekte të rrezikshme financiare. Ky person po fyen inteligjencën tuaj duke menduar se nuk e dini se asgjë në jetë nuk është falas.
Peshqit
Nëse dikush duket shumë kritik për diçka që thoni ose bëni sot, përpiquni të mos e merrni personalisht. Mos filloni të dyshoni në gjykimin e tyre tani vetëm sepse ata mund të mos ju tregojnë atë që dëshironi të dëgjoni. Në raport me partnerin, planifikoni ndonjë mbrëmje romantike.

Të fundit

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi...

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion zjarrfikës Canadair

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet...

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një parking, ku pati një debat me...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Lajme të tjera

Web TV