Shqiptarët e Malit të Zi të bashkojnë votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Romeo Gurakuqi

Të nderuar bashkeatdhetare te Malesise, Ulqinit, Krajes, Shestanit, Ljarjes, Anes se Malit, Plaves, Gucise dhe Rozhajes! Ju që banoni në troje dhe mergata qe ka ardhe per t’ju mbeshtetur ju, gardianet e piramidave arbnore te vendlindjes!

Nga Shkodra e jone dhe e juaja, kemi ndjekur perhere me vemendje zhvillimet politike dhe kulturore te trojeve te Labiatise, te shkeputuna padrejtesisht nga kryeqendra dhe qe sot bajne pjese ne Republiken e Malit te Zi.

Proceset europianizuese demokratike ne shtetin ku jetoni kane krijuar mundesine e shkelqyer per nje perfaqesim te plote dhe cilesor tuajin ne Parlamentin e Republikes ne Podgorice dhe zgjidhjen graduale te padrejtesive, qe kane ndodhur ne kohen e shkuar ndaj te drejtave politike, kulturore dhe pronesore te shqiptareve.

Kohe me pare, bashkimi juaj shembullor dhe puna profesionale e ekipit perfaqesues politik ne Podgorice, u kurorezua jo vetem me krijimin e njesise se re bashkiake te Malesise, por edhe me drejtimin e kesaj komune me duar dhe mendje te qarta iliriane.

Sukseset e ekipit perfaqesues dhe ekzekutiv bashkiak te Malesise (Tuz) ne vitin e fundit, perbejne nje prove te drejtesise se kauzes se bashkimit te shqiptareve, pa dallime shoqnore dhe kulturore. Ju sherbyet si shembull i ruajtjes se shpirtit europianist edhe per ne. Pune te medha keni bere dhe sfida te reja ju presin.

Mes ketyre sfidave spikasin tre me paresore: Se pari, plotesimi me pasterti, largpamesi dhe koherence i misionit te drejtimit te komunave shqiptare ne Malesi dhe Ulqin; Se dyti, ruajtja e bashkesive shqiptare te rrezikuara nga asimilimi ne Shestan, Ljarje, Rozhaje, Plave, Guci dhe Vuthaj; Se treti, BASHKIMI nen nje udheheqesi te perbashket politike per zgjedhjet parlamentare.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Shqiptaret jo vetem duhet te jene faktore ne politiken malazeze per trojet, por ata duhet te marrin kuoten e plote te perfaqesimit ne Parlamentin e Podgorices, ne proporcion me numrin e popullsise dhe kompozitat e tyre te larmishme nga Ulqini e Tivari, permes Hotit, Grudes, Trieshit e Kojes, drejt Rozhajes.

Uniteti i votes i bazuar mbi nje raport Bese te misionareve politike te popullsise shqiptare mbetet celesi i suksesit. Prandaj, edhe une ju ftoj te gjithëve të votoni Listën numër 10. VOTONI LISTËN SHQIPTARE!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Vlerësim i masës së sigurisë/ Mbështetësit e Veliajt mblidhen para GJKKO

Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot...

Arrestimi i Veliajt/ Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të...

Ajola Xoxa mbërrin në ambientet e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën...

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera

Sot, më datë 12 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...

Veliaj del nga Blloku i Sigurisë dhe dërgohet drejt GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Makina e shoqërimit sapo ka...

Lajme të tjera

Web TV