Arrestohet vlonjati i rrezikshëm, qarkullonte me armë zjarri dhe fishekë luftarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit.

36-vjeçari me iniciale I.H., qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe me një krëhër me fishekë lutarak.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës pranë një lokali ku po konsumonte kafen.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “FAST”.

Operacioni nga Forcat Operacionale pranë DVP në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri shoqërore, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Vihet në pranga 36-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me një krëhër me fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike apo qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore nga Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë për një person me rrezikshmëri për komunitetin i cili qarkullonte me armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”.

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Lexo edhe :  “S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë....

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit

“1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që lamë...

Konflikti familjar përfundon në tragjedi, babai vret djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tetovë në zonën e njohur si “BLLOKU 70”. Babai ka qëlluar për vdekje djalin...

Çfarë i ndodhi? Këngëtari i njohur kërkon ndihmë në rrjete sociale, ja arsyeja

Conor Maynard ka kërkuar ndihmë në rrjete sociale për të luftuar ankthin pas disa tensioneve me ish-partneren e tij, Charlotte Chilton dhe pas lindjes...

Punonjësit e festave: Pagesë shtesë për datat 1 dhe 2 Janar, tregu i punës në fokus

Ilir Xhemalaj, Kryetar i Sindikatës së Operatorëve Telefonikë ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të folur për të drejtat në...

Tregu valutor, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 97.3 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV