Protesta masive në Tetovë/Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Shkupit pritet të mblidhen për të disatën herë për të shprehur revoltën e tyre për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 7,4 për qind. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka paralajmëruar që kjo rritje të fillojë që nga muaji shtator.
Protesta e radhës është planifikuar të mbahet sonte në orën 19:00 në Sheshin Iliria në Tetovë.
Organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në rrjete sociale kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”.
Një ditë më parë, në këtë faqe janë publikuar disa material video ku persona të njohur të skenës shqiptare dhe qytetarë të Tetovës japin përkrahjen e tyre. Gjithashtu kanë apeluar qytetarët të marrin pjesë në protestë.
Ndërkaq, një javë më parë protesta janë mbajtur edhe në Kërçovë, Kumanovë, Dibër dhe Shkup.
Komisioni Rregullator për Energjetikë e justifikon rritjen e çmimit prej 7.4% të energjisë me justifikimin e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO (Operatori i Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut) dhe ELEM (kompani maqedonase për prodhimin e energjisë elektrike) nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha në hetim si bashkëpunëtor i rusëve/SPAK zbarkon në KQZ për financimet e dyshimta

Ish-kryeministrit Sali Berisha duket se i është hapur një tjetër telash me drejtësinë. Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër...

“Muzat e Jezercit”, ngarkesë emocionale mes vargjesh poetike

Nga Leonard Veizi Nuk do të flasim thjesht për Koloninë Letrare "Muzat e Jezercit  - Edicioni 7" që u mbajt në 26 – 28 prill...

The blast – shpërthimi i një skulptori transformist mes formave dhe emocioneve

Billy Mazreku në sfidat e skulpturës bashkëkohore europiane Nga Pol Milo Skulptori është një poet i heshtur, i cili shpreh thellësinë e tij përmes formave dhe...

E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri

Në Shqipëri e drejta për informim është në stanjacion prej disa vitesh, raportojnë gazetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, për Zërin e Amerikës. Gazetarët...

Analisti plas deklaratën e fortë/ Në shtator krijohet një forcë e re opozitare

Opozitën nuk e bashkon dot as Ilir Meta dhe as Sali Berisha. Ajo që po ndodh sot në kampin e opozitar mund të shikohet si...

Lajme të tjera

Web TV