Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë.
Dita e shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtohen disa vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 16°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulëta.
Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 gradë dhe temperatura nga 35°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulëta./Bl.Ba/Fjala.al