Janë krijuar radhë qytetarësh Kapshticë pasi është plotësuar numri i personave qe kalojnë në kufi. Sipas rregullave të reja të vendosura pala greke lejon që të kalojnë vetëm 300 qytetarë në ditë por disa qytetarëve u mbaron afati prej 72 orësh i tamponit. Emigrantët duhet të plotësojnë online formularin.
Mes të bllokuarve në kufi ka dhe të moshuar e fëmijë të vegjël dhe sigurisht që temperaturat e larta rëndojnë më tepër situatën.
Ndërkohë qytetarët janë shprehur që nuk kanë para të kthehen pas kështu që për pasojë do qëndrojnë aty.
“Kaluan 300 vetë, na duhet një tampon tjetër. S’kemi para te kthehemi pas, do të qëndrojmë këtu”, shprehen qytetaret të bllokuar ne Kapshticë. Jo.Be/fjala.al