“Mburrem që jam shqiptare”/ Emina Çunmulaj udhëton nga SHBA për të votuar shqiptarët në Malin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka udhëtuar për orë të tëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Malit të Zi për të votuar në zgjedhjet që mbaheshin sot.

Teksa ka qenë duke votuar, ajo ka dhënë një deklaratë për mediat ku shprehet se është krenare që është shqiptare.

“Kam udhëtuar rreth 22 orë me avion, ama kam ardh. Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në shtetin e Malit të Zi, mburrem që jam shqiptare e Malit të Zi, mburrem që jam prej Malit të Zi, por jam shqiptare e Malit të Zi.

Dua që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë shqiptarë të Malit të Zi. Kanë të drejtat e veta, flasin gjuhën e tyre në shkollë, i kanë librat në gjuhën shqip, i kanë rrobat e mira, i kanë ambulancat e mira, të bashkohemi më njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin, nuk mundemi.

Më kujtohet që kur kam qenë fëmijë kur shkoja në shkollë ecja në këmbë 2 orë, nuk kishim as autobus, as libra, duhej që t’i blinim vetë, ndërsa sot komuna e Tuzit po jua mundëson librat.

Mjaft ndihmë është ajo për prindërit, pasi ka që kanë nga 4-5 fëmijë dhe ato lekë bashkohen. Nuk është kollaj për të fituar para, pandemia, katastrofa çfarë po ndodhin nëpër botë.

Duhet të çohemi për njëri-tjetrin, duhet të zgjohemi nga gjumi, sepse në fund të fundit ti kur zgjohesh i ço të gjithë. Mos harroni se gjaku nuk është uji, rini çohu në këmbë se fëmijët tuaj nuk kanë për të pas të drejtë për me fol shqip.

Ndoshta thoni se ti je larg dhe jeton jetë luksoze, unë jam rritë në këto troje, vend më të bukur për mua se Ulqini nuk ka për pushime.
Pse shkoj në Ulqin? Se në Ulqin flitet shqip. Unë dy vajza kam dhe bashkëshortin e kam të huaj, por atyre u flas shqip, mund të them edhe unë s’ka çfarë më duhet, por nuk mund të harrosh ti se nga vjen. Shko në të gjithë botën shëtit, por në fund të fundit është vendlindja.” tha Çunmulaj për mediat.

Të fundit

“Jo anijeve ruse në port”/ Detaje nga marrëveshja 10-vjeçare e Ramës me Zelenskyn

Janë zbardhur detajet e marrëveshjes 10-vjeçare të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelenzky në Davos të...

Fati i kurdëve u përcaktua 100 vjet më parë, jo nga Erdogan

Kur Kemal Ataturku po krijonte Turqinë moderne 100 vjet më parë, ai deklaroi: "Sa i lumtur është ai që thotë: "Unë jam turk". Popujt kurdë, megjithatë,...

Trump ndalon udhëtimet e refugjatëve në SHBA, ja cila është kategoria që nuk preket

Departamenti i Shtetit ka anuluar të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-së. Zyrtarët janë udhëzuar të ndalojnë procesin e referimit të refugjatëve jashtë vendit dhe...

Bota kundër Trump

Kushdo që mendonte se Donald Trump nuk do të përpiqej të vinte vulën e tij në gjithçka, në radhë të parë thjesht nuk e...

Balluku flet për linjën nënujore që do ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar në Abu Dabi mes...

Lajme të tjera

Web TV