Kush të rreh të do?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Dhuna e asistuar, dhuna e jetuar.
Kur fëmija jeton në mjedis të dhunshëm, automatikisht, ai është i edukuar dhe i asistuar, për të mësuar e bërë të vetën, këtë mënyrë të sjelluri. Gjithashtu këtu i ka rrënjët edhe bullizmi, që është një problem serioz në shkollat e rrugët tona.

Dhuna në familje quhet “dhunë e asistuar”, pasi ata, të cilët duhet ta mbrojnë e ta edukojnë fëmijën, janë të parët, që nuk preokupohen për pasojat e sjelljes së tyre. Kur fëmija jeton në mjedise të dhunshme e konsideron dhunën vëmendje dhe dashuri, dhe kur rritet nuk di mënyrë tjetër të sjelluri me veten dhe të tjerët.

Kjo është arsyeja pse edukimi nëpërmjet dhunës është i dënueshëm edhe me ligj. Prindërit të cilët, nuk preokupohen se çfarë ndjen fëmija, janë prindër problematikë, që vijnë nga e njëjta mënyrë të edukuari. Ata, nëna dhe babai, e shohin fëmijën të trishtuar, të trembur dhe nuk u bën përshtypje, ata vazhdojnë “avazin” e tyre. Ata, “padashur”, e detyrojnë fëmijën të mësojë e zhvillojë, inatin, urrejtjen, nënvleftësimin dhe dyshimin për tjetrin.

Ata i detyrojnë fëmijët të mos besojnë dot te e mira dhe, të mos besojnë, se marrëdhëniet me tjetrin, ndërtohen e bazohen në besimin reciprok. I shkruaj këto rreshta pasi shprehja “kush të rreh, të do” është prezente në marrëdhëniet tona me tjetrin. Shumë gra, nëna fëmijësh, durojnë dhunën e burrit dhe më e keqja, e justifikojnë atë, burrin.

Shumë vajza durojnë dhunën e babait dhe të nënës dhe i justifikojnë ata. Shumë motra durojnë dhunën e vëllait dhe e justifikojnë atë. Të gjitha këto gra dhe burra, që ushtrojnë e durojnë dhunë, kanë ardhur nga familje të tilla.

Dhuna është akt i dënuar me ligj dhe nuk duhet justifikuar në asnjë formë. Për të ndryshuar këtë situatë duhet të fillojmë të mësojmë të zbatojmë ligjin, që e ndalon dhunën. Dhuna e bën të huaj njeriun me njeriun edhe pse mund të jenë të afërt si në rastin prindër- fëmijë.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV