Nis sot sezoni i ri i emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Erion Veliaj hap siparin e të ftuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, më 31 gusht në FJALA TV nis sezoni i ri televiziv i emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”.

Gjatë një sezoni të suksesshëm ishin të ftuar figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare si Presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali,  ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ish-presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi etj.

Gjithashtu gjatë sezonit të parë të këtij emisioni në grupin mediatik “Fjala”, kanë qenë të ftuar figura të rëndësishme akademike si Artan Fuga, Ardian Civici, Përparim Kabo dhe Apollon Baçe.

Këtij emisioni nuk i kanë munguar as analistët, ndër ta: Mustafa Nano Marenglen Kasmi, Auron Tare dhe Mal Berisha.

Qershia mbi tortë e këtij emisioni janë lajmet ekskluzive të cilat janë bërë referencë edhe për mediat e tjera.

Sezoni i ri nis me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përballë gazetarit Roland Qafoku, Veliaj do të jetë në një rrëfim 360 gradë  lidhur me analizën e vitit të parë të mandatit të dytë.

Si e ka përballuar bashkia e Tiranës tërmetin dhe pandeminë?

Për përgjigjet e këtyre pyetjeve por edhe të tjera, ndiqni emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, sot më 31 gusht 2020.

Shikim të këndshëm!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV