Feston sot ditëlindjen, sa vjeç është Parashqevi Simaku?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë  dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot.

Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.

Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar

Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.

Pak vite më pare u raportua se ajo vụan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më.

Lexo edhe :  Në Shqipëri SIGAL paguan 9 milionë euro dëme në 6 muaj

Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë. Për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë e cila sot feston ditëlindjen e saj të 54-t. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të...

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Zjarri në zonën Ponte...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV