Eskluzive për “Fjala” nga Kosta Grillo/ Rikthehen kuqezinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në atmosferën festive që na dhuruan klubet tona pjesëmarrëse në Kupat e Evropës rikthehen dhe emocionet e fuqishme që na falin kuqezinjtë e përfaqësueses te cilët që në datën 4 shtator hidhen në betejën e parë të ligës së kombeve për grupin C4 duke u ndeshur në Minskun e trazuar përballë Bjellorusisë…

Në 20.45 djemtë kuqezinj të Edi Rejës për të 5-en herë do të vihen përballë bjellorusëve (1 fitore, 2 barazime, 2 humbje golaverazh 5-8) ndeshje që do të gjykohet nga 36 vjeçari suedez Kristofer Karlson në orën 20.45 dhe që tanët duhet ta nisin me këmbë të mbarë këtë kompeticion kaq, të rëndësishëm ne rang përfaqësueses…

Skuadra jonë u stërvit disa ditë në Durrës dhe sot niset në drejtim të kryeqytetit bjellorus…që në këtë periudhë është i mbushur me trazira politike por që skanë lidhje fare me anën sportive.

Skuadra jonë ka synime për të zënë vend të parë në grup duke qenë se skuadrat kundërshtare  (Lituania, Kazakistani Bjellorusia) nuk janë “gogole” por thjesht kundërshtare të respektueshëm gjithmonë duke i marrë të tera takimet me seriozitet dhe përkushtim.

Natyrisht Reja ka grumbulluar shumë lojtarë të rinj duke e furnizuar kombëtaren tonë me gjak të ri ku veçohen Qazim Laçi i Ajacios në kampionatin francez apo Endri Çekiçi që luan për Olimpian e Ljubjanës në Slloveni…sipas burimeve që vinë nga stafi kuqezi vetëm Ismajli është në dyshim për 11-shën e parashikuar që do të hidhet nesër në stadiumin e Minskut…

Në portë Strakosha është me më shumë probabilitet se Berisha…Dermaku, Hysaj, Gjimshiti, Trashi në mbrojtje …

Duke pritur se cili do të jetë zëvendësuesi i Ismajlit ndërkohë që Gjasula, Bare, Abrashi në mesfushë e Çikalleshi, Manaj në sulm gjithmonë pa ndonjë surprizë që Reja mund të bëjë në ditën e takimit…

Lexo edhe :  Nuk do ta besoni se sa fiton Cristiano Ronaldo në një vit!

I gjithë opinioni sportiv brenda dhe jashtë Shqipërisë i kanë drejtuar sytë te skuadra jonë përfaqësuese e cila menjëherë  pas ndeshjes në Minsk rikthehet në Tiranë për të zhvilluar takimin e dytë kundër Lituanisë në 7 shtator po në 20.45…Suksese kuqezinjve tanë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV