Kryeministri Rama po zhvillon në qytetin e Elbasanit një mbledhje me kryetarët e Bashkive. Sipas burimeve në fokus të këtij takimi janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të zhvillohen në periudhen 15 prill-15 maj të vitit 2021.
Kjo mbledhje vjen fill pas takimit që Rama zhvilloi ditën e djeshme me grupin e PS. Pas kësaj mbledhjeje pritet që Rama të takojë deputetet e Tiranës në selinë e PS.
Kryeministri Rama do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk dihet ende data./Jo.Be/Fjala.al