Perëndimi shton trysninë ndaj Rusisë për helmimin e Navalnyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveritë perëndimore janë duke shqyrtuar veprim të koordinuar kundër Rusisë, pasi Gjermania ka thënë se kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është helmuar me agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë më 2 shtator se Gjermania i ka njoftuar partnerët e saj brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s, lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të vendoset për një “reagim të duhur dhe të përbashkët”.

“Është e qartë se Aleksei Navalny është viktimë e krimit. Atij i është kërkuar të mbetet i heshtur dhe unë, në emër të qeverisë gjermane, e dënoj këtë në shkallën më të fuqishme të mundshme”, ka thënë Merkel, duke e cilësuar këtë rast “tentim-vrasje përmes helmimit”.

Të mërkurën, qeveria gjermane ka thënë se testet e kryera në një laborator ushtarak gjerman kanë treguar “të dhëna të qarta” të pranisë së një agjenti nervor të grupit Noviçok.

Helmi i krijuar në periudhën sovjetike dyshohet se është përdorur edhe gjatë tentimeve tjera për të heshtur kundërshtarët e Kremlinit.

Ngjarja e fundit në kuadër të këtyre sulmeve ndaj kritikëve të Kremlinit, ka ngritur tensionet në mes të Moskës dhe Perëndimit. Rusia aktualisht po përballet me trysni për të zhvilluar hetime transparente.

Kremlini i ka bërë thirrje Gjermanisë për këmbim të plotë të informacioneve, derisa Ministria e Jashtme është ankuar se pretendimet për Noviçok nuk janë mbështetur në fakte.

Merkel ka thënë se tani “ekzistojnë disa pyetje serioze, të cilave vetëm Rusia mund t’iu përgjigjet”.

Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare e ka quajtur helmimin “plotësisht të dënueshëm” dhe ka thënë se Uashingtoni do të punojë me aleatët për të mbajtur përgjegjës ata që kanë pasur rol në këtë çështje dhe të kufizojë fondet për aktivitetet e tyre të dëmshme”.

Në Kongres, ligjëvënësit amerikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump që të vendosë sanksione kundër Rusisë.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të koordinojë një përgjigje ndërkombëtare ndaj agresionit të fundit, bashkë me partnerët dhe aleatët”, ka thënë senatori demokrat, Bob Menendez, njëherësh pjesëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

NATO po ashtu ka thënë se të dhënat tregojnë që Rusia duhet të kryejë “hetime të plota dhe të pavarura”.

“E dënoj ashpër përdorimin e agjentit nervor të kategorisë ushtarake”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne do të konsultohemi me Gjermaninë dhe gjithë aleatët e NATO-së për këto implikime”.

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell e ka përshkruar helmimin si “tentim-vrasje” dhe ka thënë se përdorimi i çfarëdo arme kimike përbën “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Franca, Italia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtete tjera kanë bërë thirrje për hetime dhe kanë kërcënuar me përgjigjje të përbashkët.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit!

Helmimi i Navalnyt i ka dhënë jehonë rastit të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në qytetin britanik, Sallsbëri.

Hetuesit britanikë kanë gjetur se Skripalët janë helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe kanë dyshuar se sulmi është kryer nga agjentë shtetërorë rusë.

Derisa ka përmendur si referencë rastin e Skripalëve, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se përdorimi i armëve kimike kundër Navalnyt është akt “i egër”.

“Ne kemi parë pasojat vdekjeprurëse të Noviçokut në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Johnson.

“Qeveria ruse duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur ndaj zotit Navalny – ne do të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që drejtësia funksionon”.

Ende nuk është bërë e qartë se si mund të përgjigjet Berlini kundër Rusisë, ndërkohë që rriten thirrjet ndaj Gjermanisë për të hequr dorë nga projekti Rjedha Veriore 2, përmes së cilit pritet që një gazsjellës të dërgojë gaz nga Rusia në Gjermani.

Javën e kaluar, Merkel ka hedhur poshtë idenë që rasti i Navalnyt duhet të lidhet me këtë projekt, i cili kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht në avion, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

Aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohet në spital.

Pas spitalit siberian, ai më vonë është transferuar në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.

Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, ka thënë përmes një postimi në Twitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.

Noviçok mund të jetë i qassshëm vetëm për “të pasurit dhe më të fuqishmit”, ka thënë Mark Galeotti, ekspert për shërbimet e sigurisë së Rusisë në Instittuin Mbretëror për Shërbime të Përbashkëta në Londër, në një postim në blogun e tij.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlini, Dmitri Peskov, ka thënë më 2 shtator se Rusia “është e gatshme dhe e interesuar që të bashkëpunojë dhe të këmbejë informacione lidhur me këtë çështje me Gjermaninë”.

Paraprakisht Rusia ka refuzuar të kryejë hetime penale lidhur me pretendimet për helmim të Navalnyt, duke thënë se duhet gjetur të dhëna të fuqishme.

Mjekët rusë në Omsk ka thënë se nuk kanë gjetur shenja të helmimit në analizat e Navalnyt.

Mjekët kanë përditësuar të gjeturat e tyre më 2 shtator, duke thënë se aktivisti rus ka pasur komplikime me metabolizëm dhe pankreas./REL

Të fundit

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, para, bizhuteri e ushqime

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar...

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që...

Dy plagë në kokë me armë zjarri, niset drejt Tiranës 17-vjeçarja nga Vlora

Një vajzë 17-vjeçare, e cila mbeti i plagosur me armë zjarri në Vlorë, është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Sipas bluzave të...

“Na çliroi nga pengmarrja”/ Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!

Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që...

Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore. Aksioni që shihet nga qeveria si...

Lajme të tjera

Web TV