Charlize Theron zbulon detaje nga nata kur nëna e saj vrau të atin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charlize Theron ka dhënë një deklaratë mbi natën kur mamaja e saj vrau të atin për vetëmbrojtje. Aktorja 44-vjeçare që ka luajtur në dramën ‘Bombshell’, ka folur për NPR rreth të atit të saj Charles Theron i cili në gjëndje tepër të dehur ka kërcënuar atë dhe mamanë e saj, Gerda, një mbrëmje të qershorit të vitit 1991 kur ylli ishte vetëm 15 vjeç.

“Im atë ishte aq i dehur saqë nuk ishte as në gjëndje të ecte kur u fut në shtëpi me arme”,- u shpreh Charlize. “Nëna ime dhe unë ndodheshim në dhomën time pas derës duke e mbajtur të mbyllur sepse ai po përpiqej ta hapte atë me forcë”.

Më tej ajo tha, “Ne po vazhdonim të shtynim derën me forcë në mënyrë që ai të mos futej brenda. Në një moment ai u zmbraps dhe qëlloi drejt derës tre herë”.

“Ishte një mrekulli që asnje nga plumbat nuk na preku”,- shtoi Charlize. Për të mbrojtur të bijën dhe veten, Gerda qëlloi drejt bashkëshortit të saj.

“Por në vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit,” tha aktorja, kjo është dhe arsyeja pse nuk u ngrit asnjë akuzë kundër saj. Kjo ngjarje la shenjë në jetën e fitueses së çmimit Oscar e cila ndër të tjera tha: “Kjo lloj dhune në familje është një temë të cilën un e kam ndarë me shumë njerëz”.

“Nuk kam turp të flas për këtë, sepse mendoj se sa më shumë flasim për këto gjëra, aq më shumë kuptojmë që nuk jemi vetëm në asnjë prej tyre”,- shtoi ajo. “Sipas meje, kjo histori përshkruan si është të rritesh me një të alkolizuar dhe pasojat që ajo sjell te një person”.

Lexo edhe :  Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse... postoi fotot e saj!

Charlize e përshkroi të atin e saj si ‘një njeri të sëmurë’, duke thënë se ai ka qënë një ‘i alkolizuar gjatë gjithë jetës’.

Unë njihja vetëm një anë të tij, dhe kjo ishte ajo e alkolizuara,” u shpreh ajo. “Ishte një situatë e pashpresë. Familja jonë kishte ngecur në këtë situatë. Dhe ditë pas dite paparashikueshmëria e të jetuarit me një të alkolizuar bëhet dicka me të cilën mësohesh dhe ngulitet në qënien tënde për gjithë jetën, dhe kjo jo vetëm nga ngjarja që ndodhi atë natë.”.

Mendoj se kam pasur një familje jo të shëndetshme. Dhe e gjithe kjo, në një farë mënyre, mendoj se na la shenjë”,- tha aktorja. “Sigurisht , do të doja që ajo që ndodhi atë natë të mos kishte ndodhur kurrë. Fatkeqësisht kjo ndodh kur nuk i trajton deri në rrënjë këto situata”.

Charlize nuk u kompleksua as të diskutonte mbi rrethanat e vdekjes së të atit dhe përfshirjen e nënës së saj në ngjarjen që ndodhi në të kaluarën.

Në tetor të vitit 2018, Charlize falë nënës së saj, Gerdës, u bë një njeri më i fortë, dhe deklaroi në eventin e revistën ‘ Elle‘s 2018 Women in Hollywood’ që ishte me fat që kishte pasur një nënë të fortë e cila i dha forcë edhe asaj duke e mësuar si të jetë e guximshme.

“Nuk e di cila do kisha qënë pa të” shtoi ajo./Përgatiti:Fjala.al/EnkelejdaFishekaj

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV