Dhimitra Tsina, mjekja e parë shqiptare e diplomuar në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimtra Tsina, është gruaja me të cilën duhet të krenohen të gjitha vajzat e gratë e vendit tonë dhe jo vetëm.

Sipas gazetës Dielli, një organ mediatik shumë i rëndësishëm i kohës Tsina ishte vajza e parë shqiptare në botë, përfshirë dhe Shqipërinë që diplomohej në mjekësi.

E reja që plotësoi ëndrrën amerikane dhe theu tabutë e kohës kur zhvilloi aktivitetin e saj kishte ëndërr t’i shërbente Shqipërisë.

Tsina i përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Bostonit më 1929 dhe diplomën e mori të më 18 Qershor 1929. Mjekja ishte e njohur dhe e vlerësuar nga politikbërësit e kohës dhe njërëzit e rëndësishëm të Diasporës .

Dhimitra Tsina botoi shumë shkrime mjekësore, këshilla veçanërisht për gratë e fëmijët./Jo.Be/Fjala.al

Shkrimi i plotë nga Dalip Greca/Dielli

Nga Dalip Greca

Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë ishte Dhimtra Tsina. Ajo i përfundoi studimet për mjeksi në Universitetin e Bostonit më 1929 dhe diplomën e mori të Martën me 18 Qershor 1929. Njoftimin e ka dhënë gazeta “Dielli” organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në numrin e saj 5084(877), qershor 1929. Kryeredaktor i Gazetës në atë kohë ishte Aqile Tasi.
Diplomimi në Mjeksi i së parës vajzë shqiptare në SHBA, dhe jo vetëm, përcillet nga shqiptaret si një arritje e madhe e emancipimit dhe shkollimit të femrave shqiptare. Dielli shënon se ajo ishte e para vajzë shqiptare në botë, përfshi edhe Shqipërinë, që bëhej mjeke. Dielli dhe Vatra e përgëzojnë zonjushën Tsina, e cila i përrfundoi studimet shkëlqyshëm.
Gazeta “Dielli” në kronikën qe publikoi sjell edhe këtë hollësi:Megjithëse dr. Tsina kishte të drejtë që pas diplomimit të hapte zyrë mjeksie kudo në Amerikë të Veriut, me që provimet i kreu me sukses përapara se të përfundonte viti shkollor në Universitet,- këtë mot ajo do të hyjë për praktikë në Neë England Hospital for Ëomen and Children.
Pas ca kohe praktikë në SHBA, Zonjusha Tsina ka nder mend të shkojë në Shqipëri që t’i shërbejë vendit të saj, shkruante Dielli.
Besojmë se vlen të shënohet me këtë rast, theksonte Dielli,- se në të gjithë vjetët që ka vazhduar mësimet universitare, zonjusha Tsina s’ka patur tjetër përkrahje për të zënë në gojë, përvec përkrahjes së vëllait të saj Vasil Tsina. Vetëm sivjet(pra për vitin 1928-29) ajo morio një dhuratë nga Mbreti Zog I prej 250.00 dollarësh (dyqind e pesëdhjetë) për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington, shkëlqesia e Tij Faik Konitza.
Doktoresha Dhimtra Tsina është shumë e njohur për vatranët e vjetër përmes gazetës Dielli. Ajo shpesh ka botuar shkrime mjeksore, këshilla, dhe ka trajtuar cikle të tëra shkrimesh per problemet mjeksore, vecanërisht për gratë dhe fëmijët. Dr. Dhimtra u specializua për Gjinekologji. Ajo u martua me Dr. Andreë Elia, i cili kishte shërbyer si komandant Lt në Marinën e SHBA. Ai ishte oficer -mjek, në një anije furnizimi gjatë Lu ftës së Dytë Botërore. (Dielli)

Lexo edhe :  Si ndryshon trupi i njeriut në hapësirë?

 

Të fundit

Shqipëria, lart radarit të investitorëve gjermanë

Raporti “Perspektiva e bizneseve gjermane në Europën Qendrore e Lindore 2025” nga KPMG ka analizuar perspektivat e investimeve gjermane...

Rama poston videon magjike: Çdo muzg në Vjosë është një çast që s’duhet humbur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku Kombëtar i lumit Vjosa. Rama shkruan se çdo muzg në Vjosë është një çast që nuk...

Një telefonatë me nënën mund të zvogëlojë stresin po aq sa një përqafim

Një studim i fundit ka zbuluar se një bisedë me nënën tuaj mund të ketë të njëjtin efekt qetësues si një përqafim i ngrohtë. Sipas...

Derbi i Stambollit, trajneri i Galatasarayt sulmon Mourinhon: “Qau tek dhoma e arbitrit”

Derbi i ndezur i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahces është mbyllur në “paqe”, në një barazim pa gola dhe pa shumë momente spektakolare, pasi...

“Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”/ Rama: SPAK u krijua nga PS

“Pjesa e fundit është lufta antikorrupsion, ky është vullnet i PS. Jemi para një fakti të thjeshtë. SPAK është një institucion i krijuar nga...

Lajme të tjera

Web TV