Dy gola, nga një në secilin skaj të secilës pjesë loje i dhurojnë fitoren e papritur miqve. Beteja në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe Bjellorusia, ka nisur më herët të premten, pasi në Vilnius të Lituanisë është luajtur përballja midis skuadrës vendase dhe asaj të Kazakistanit.
Dhe ka qenë kjo e fundit, që në fakt ka qenë skuadra më pak e kuotuar sa i përket ekipeve të këtij grupi, e cila ka shtangur përfaqësuesen vendase, duke ngadhënjyer me dy gola në përballjen e luajtur në kryeqytetin lituanez. Ka qenë skuadra mike që ka goditur brenda 4 minutash lojë, kur, në një kundërsulm, Zainutdinov godet saktësisht me kokë dhe mposht portierin vendas.
Me këtë epërsi minimale të kazakëve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa në ato të dytat, asnjëra nga skuadrat nuk do të arrijnë ta thyejnë qëndresën e njëra-tjetrës deri 3 minuta para fundit të kohës së rregullt. Atëherë kur Kuat gjen golin e dytë për skuadrën mike, duke bërë që Lituania të dorëzohet.
Kazakistani fiton kështu me rezultatin 2-0 këtë përballje të parë të grupit të 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës dhe pret tanimë i qetë përballjen e dytë, atë që do të luajë më 7 shtator në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Ndërsa Lituania do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u përballur me Shqipërinë.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H