Shqiptarët në 5 shtete janë më të fortë se Serbia në 1 shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova eshte shtet. Asaj nuk i duhet njohja nga Serbia per tu integruar ne organizatat nderkombetare. Normalizimi i marredhenieve me Serbine eshte i mirepritur por nuk e zgjidh anetaresine ne OKB, EU dhe NATO. Serbise i duhet mbyllja e kapitullit te Kosoves per tu denazifikuar se brendshmi dhe integruar ne BE.

Per te mbuluar paftesine e tyre, politikanet shqiptare, shpesh perdorin shprehjen shabllon “Serbia eshte shtet i forte e ne jemi te dobet”. Zakonisht nuk japin shpjegime se si ka mundesi qe ndodh perhere keshtu kur shqiptaret jane faktor i rendesishem ne 5 shtete ne rajon. Ne fakt prej vitit 1850 e ne vazhdim problemi gjithmone ka qene se nuk jane serbet te forte por jane politikanet shqiptare deshtake, profitera pakurrizor qe shkojne te papergatitur ne biseda dhe mbledhin kusuret qe u japin te tjeret qofte nen perandorine osmane dikur ose sot ne kontekst te ngjashem me fuqite e kohes. Mjafton te shohesh veprimet e delegacionit te Kosoves ne Washington, nje tufe me politikane te ngritur nga asgjeja, te papergatitur dhe te keqkeshilluar qe enden per poza me nje shpure gazetaresh te marre me vete si sejmene pa e ditur per cfare u nisen dhe cfare nenshkruan ne Washington.

Kjo eshte arsyeja themelore pse Kosoven e therrasin cdo 6 muaj ne biseda per koncesione shtese ndaj Serbise ne Bruksel dhe ne Washington. Here e perdorin tipa si Grenell per tu promovouar ne kabinetin Trump dhe here politikane deshtake si Lajcak per te justifikuar ditet e punes. Perndryshe cfare lidhje ka Hezbollah, dekriminalizimi i homoseksualitetit, ambasada ne Jeruzalem, rrjeti G5 dhe kompania Huwaei me normalizimin e marredhenieve me Serbine.

Kosoves i duhet te punoje fort ne shtet-konsolidim dhe t’i meritoje aleancat nderkombetare e jo te sillet si mall per kusuritje ne politiken globale.

Lexo edhe :  Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

Marrë nga: Roland Gjoni

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV