Kalimi i Messit te Barça në 2003-in, Ronaldinho zbulon të pathënat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e futbollit Ronaldinho ka folur së fundmi në lidhje me yllin argjentinas Lionel Messin dhe ardhjen e tij në vitin 2003 te Barcelona.

Ronaldinho ishte në klubin e Barçës kur një adoleshent me emrin Messi u bashkua me katalanasit.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002 filloi të krijonte partneritet me argjentinasin në fushë duke i dhënë asistimin e golit të parë. Braziliani ka thënë se ndonëse u fol se ky i fundit e ndihmoi shumë Messin që të përshtatej te Barcelona, e vërteta sipas tij është sipas Ronaldinhos ai ka qenë i destinuar të shkëlqente.

“Kur arrita në Barcelona, ​​tashmë ishte folur për një fëmijë (Messi) i cili qëndronte jashtë ekipit”-tha ai.

Më tej, ai shtoi se ka qenë me fat që i ka asistuar golin e parë argjentinasit dhe se sipas tij është bukur te kesh afër teje dikë që më pas ‘pushtoi’ botën.

“Atëherë ne ishim miq; filluam të luanim së bashku dhe u zhvilluam shumë mirë. Ai arriti të ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe ne biseduam me Frank Rijkaard në mënyrë që ai të vinte të stërviste me ne – gjithçka ishte shumë shpejt. Unë kam qenë me fat që i dhashë pasimin për golin e tij të parë.

Me kalimin e kohës, është shumë bukur të shohësh dikë që është kaq afër teje dhe pastaj pushton botën”.-vijoi braziliani.

Ish kampioni i botës ka thënë për mediet se ai dhe Messi kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe ka shtuar se argjentinasi ka gjithçka e nuk ka nevojë për askënd.

“Ne ishim gjithmonë të afërt. Ne mësuam gjëra, ai më mësoi spanjisht dhe unë i mësova atij gjuhën portugeze, por me topin e kuptuam njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Do të mbetem i mahnitur nga sa i qetë është ai. Kjo është diçka që unë e dua shumë për të; ai kurrë nuk futet në telashe, ai është gjithmonë me familjen e tij dhe ata që janë afër tij. Leo ka gjithçka, ai nuk kishte nevojë për asgjë nga unë”,-përfundoi legjenda e futbollit botëror./Fjala.al/

Të fundit

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga...

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të...

Lajme të tjera

Web TV