Një tjetër shqiptar kalon te Napoli, fillon testet mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani  ka udhëtuar ditën e sotme në drejtim të qytetit të Romës ku do të kryejë vizitat mjekësore para firmosje së marrëveshjes me skuadrën e Napolit.

Kohët e fundit mediet italiane, por jo vetëm kanë folur për transferimin tij te skuadra italiane ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

Ky lajm u konfirmua edhe nga klubi nga San Paolo, pasi arriti tub fitonte në garën për të marrë shqiptarin.

Mëngjesin e sotëm, mbrojtësi i Kosovës ka mbërritur në Villa Stuart në Romë ku do të kryejë të gjitha testet mjekësore të nevojshme. Sipas marrëveshjes së bërë midis Napolit dhe klubit të Hellas Verona, Rrahmani do veshë fanellën e skuadrës së re në fillim të sezonit të ardhshëm pasi ai duhet të mbyllë këtë aktualin e klubin ku aktivizohet momentalisht.

Për blerjen e Amir Rrahmanit Napoli do të paguajë plot 14 mijë euro për një kontratë pesë vjeçare plus bonuse nga 1.5 deri në 1.8 milionë euro për sezon.

Rikujtojmë se interes për lojtarin e Kosovës shprehu edhe skuadra e Interit, por duket se Napoli ka qenë më i vendosur./Fjala.al/

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV