Arrestimet për tërmetin/ Fatbardh Plaku përcillet drejt Gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku është nisur nga policia drejt gjykatës, siç shihet edhe në foton e siguruar nga Fjala.al

Ai do të do të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzën ndaj tij, pas arrestimeve mbi shkeljet ligjore dhe falsifikimin e dokumenteve mbi lejet e ndërtimit para dhe pas tërmetit të 26 nëntorit.

Fatbardh Plaku ishte pjesë e listës së personave të kërkuar nga policia, ku pjesa më e madhe e tyre janë funksionarë publikë, të cilët do të përballen me drejtësinë për shkeljet mbi lejet dhe ndërtimet abuzive.

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, prokuroria e Tiranës nisi hetimet mbi ndërtesat e dëmtuara në bashkinë e Tiranës dhe në Bashkinë e Vorës.

Pas hetimeve të prokurorisë, policia nisi një megaoperacion duke arrestuar rreth 31 funksionarë publikë, midis tyre edhe ish-kryetari demokrat i komunës  Farkë, Fatbardh Plakun.Operacioni i policisë përfshiu zonat Vorë, Kashar dhe në Farkë, të cilat janë edhe dëmet më të mëdha të shkaktuara nga tërmeti si pasojë e ndërtimeve abuzive./Fjala.al/

Një pjesë e emrave të personave të akuzuar për abuzimet me ndërtimet:
1-Fatbardh Plaku
2-Merita Kushi
3-Bukurije Halili
4-Ali Syrmishi
5-Vjollca Hoxholli
6-Anila Harxhi
7-Gerti Çalliku
8-Jani Ikonomi
9-Qirjako Gjergo
10-Sherbet Shehi
11-Naim Shehi
12-Luan Beta
13-Ermir Cina
14-Stela Maze
15-Besnik Fuçia
16-Gëzim Shkalla
17-Adhurim Qehajaj
18-Zhaneta Tagani
19-Pellumb Fortuzi kapur
20-Xhevahir Doda kapur
21-Reis Muca
22-Hekri Disha
23-Agim Eski
24-Faik Fejzo

Të fundit

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë paraqitjeve publike - i parë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye...

Lajme të tjera

Web TV