Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Thaçi: Krenar që pas punës së përbashkët me administratën e Trumpit, u formalizuan përpjekjet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar ditën e premte në Uashington.

Thaçi falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke theksuar se rikthimi i tyre në lidershipin e dialogut është i rëndësishëm. Gjithashtu, presidenti Thaçi falenderoi personalisht presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili u angazhua vetë në nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Fjalimi:

”Mirënjohjen më të thellë për SHBA, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë dhe na kanë përkrahur në çdo hap tonin për liri dhe demokraci. Duke nisur nga Bushi i vjetër që ka tërhequr vijën e kuqe me Serbinë për Kosovën. Me Clintonin që hoqi bombardimet e NATO-s për çliruar Kosovën. Me Bushin e ri për pavarësinë. Me Obamën e përkushtuar, dhe Trump që përkrahu themelimin e ushtrisë së Kosovës, dhe tani fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në të gjitha takimet që kam bërë me Trump, më ka folur për Kosovën si vend i mrekullueshëm. Javën e kaluar, ishte një konfirmim tjetër i këtij përkushtimi. Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për 2 vite, me administratën e Trump, përkushtim personal të Grenell, të premten formalizohen përpjekjet.

Ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA në 2 dekada për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij procesi, të vështirë, hasëm në akuza e konspiracione. Me formalizimin e marrëveshjes, këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme e paragjykuese.
Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, projektet infrastrukturore, linjat ajrore, hekurudhore e autostrada kanë qenë prioritet. Si dhe personave të pagjetur dhe atyre të zhvendosur për t’i rikthyer në banesat e tyre.

Dëshmia më e mirë është dhe zotimi dhe veprimi i Kosovës në luftë kundër terrorizmit global. Synimi përfundimtar është paqja dhe stabiliteti në rajon. Të nderuar qytetarë, në këtë rast shpreh konsideratën më të lartë për Trump.

Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është kthimi në lidership i SHBA në dialogun Kosovë- Serbi. Kosova po bën dialog prej vitesh me Serbinë. Kemi qenë të përkushtuar dhe të zotuar për një marrëveshje finale për paqe, për njohje të ndërsjelltë. Që kjo të arrihet duhet mbështetje ndërkombëtare, dhe këtë e ofron Uashingtoni. Dhe unitet efikas i skenës politike kosovare. Kosova duhet të vazhdojë të punojë që të konsolidohet. Kam besim të plotë se kështu do vazhdojmë. Kjo miqësi dhe ky besim do të jetë i përhershëm. ”- tha Thaçi.

Lexo edhe :  “Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

Lajme të tjera

Web TV