Britani e Madhe/ Johnson kërkon bashkëpunim me BE-në në sfondin e bisedimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik Boris Johnson do të bëjë thirrje për bashkëpunim më të madh me BE-në në bisedimet e ardhshme për Brexit për arritjen e një marrëveshje të ndërmjetme.

Sidoqoftë, edhe nëse nuk do të ketë asnjë marrëveshje, kjo do të përbënte gjithashtu një rezultat të mirë për Britaninë e Madhe.

Sipas Press Association ”Johnson do t’i tregojë Brukselit se nëse asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet nga një takim i Këshillit Europian në tetor, atëherë të dy palët duhet të jenë të përgatitura të vazhdojnë përpara”.

”Lënia e Bashkimit Europian pa një marrëveshje tregtare do të ishte gjithashtu një rezultat i mirë”, shtoi PA duke cituar kryeministrin.

Sipas raportit, Johnson do të thotë gjithashtu sot se një Brexit pa marrëveshje do të thotë se vendi do të ketë një marrëveshje tregtare me BE-në ashtu si Australia.

Kjo do të thotë se do të respektohen protokollet tregtare të vendosura nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“Unë dua të jem absolutisht i qartë se, siç e kemi thënë që nga fillimi, ky do të ishte një rezultat i mirë për Londrën”, pritet të argumentojë kreu i Partisë Konservatore.

Kryenegociatori britanik, David Frost gjithashtu tha dje se ishte plotësisht dakord me kryeministrin se Britania e Madhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga një Brexit pa marrëveshje. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Pas 11 Majit, PD ndryshon emrin…

Nga ARTUR  AJAZI Primaret nuk i bëri. Strukturat dhe komisarët politikë, i nis vetëm kryetari. Listen e bën vetëm ai....

RENEA e FNSH ‘bastisin’ Pogradecin, sekuestrohen 100 mijë euro, armë e drogë!

Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit. Operacioni është...

Mishi i kuq dhe ai i përpunuar po ju rrezikojnë edhe trurin

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe mishit të përpunuar është konsideruar prej kohësh një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kronike si...

Balla takim me bashkëatdhetarë në Ankona Itali: Të votosh sot është shumë e thjeshtë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në një takim të rastësishëm me komunitetin shqiptar në Castefidardo në Ankona të Italisë, u...

Veliaj në Këshill Bashkiak: Stadiumi ‘Dinamo’ do bëhet si ‘Arena Kombëtare’!

Një tjetër projektvendim i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ishte ai për rijetëzimin e stadiumit Dinamo, për të...

Lajme të tjera

Web TV