Deputeti Gjuzi flet në Kuvend: “Sapo të vijmë në pushtet ne do të…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Kuvendit Kujtim Gjuzi teksa foli në Kuvend për paketën anti-shpifje, ka deklaruar me bindje se kur  të vijë në pushtet do të bëjë amnisti . Ai u ndal edhe te lajmet që janë bërë për shtatzëninë e ministres Spiropali duke thënë se ai që merret me bebet në bark nuk është shqiptar.

“Kush foli, çfarë kishe, a keni mundësi ju socialistët të heshtni? Nuk kemi ardhur për të bërë estradë jashtë parlamenti. Ju qeshni se jeni grabitës dhe vrasës dhe pasardhës të një partie kriminale. Le të thonë portale ç’të duan për zonjën Spiropali. Aq më shumë nëse është mashkull. Ai që merret me bebet në bark, ai nuk është shqiptar.

Edhe unë jam përfolur nga këto portale. Ju doni t’i regjistroni se doni t’i kontrolloni. Kryeministri nuk ka shans për të pasur mandat tjetër. Ne nuk ju vramë kurrë, ju falëm, sepse u konsiderojmë vëllezër. Ata do të marrim gjoba, ne do bëjmë amnisti sapo të vijmë në pushtet.”, tha Gjuzi.

Më pas deputeti i opozitës u hodhi akuza se paketa anti-shpifje është paketa e ligjit “agjitacion dhe propagandë” për të dënuar gazetarët.

Ju jeni hajdutë, prandaj qeshni. Reformën në drejtësi e vonuan tre vjet, konservatorët e kishin paralajmëruar këtë, por sot nuk e vonon më. Zonja nënkryetare, doni të na mbyllni gojën, ne gojën nuk na e mbyllni dot. Kryeministri ta vë mendjen në mësim, sepse e ka rrezikun afër në konceptin juridik. Paketa anti-shpifje është paketa e ligjit “agjitacion dhe propagandë” për të dënuar gazetarët.

Mos u bëni për të shkuar te 5-a, sepse do të bëheni gaz i botës. Një pjesë e juaja, ata do të kenë mendjen në mësim, ndryshe janë të rinj dhe do ta provojnë se  ky vend nuk të harron.  Kur ju vratë njerëz në 97, iku kontrabanda, jeni marrë me kontrabandë të Marlboros. Mos u merr me median. Ke edhe një vit e gjysmë kohë, hajde ta bëjmë qeverinë akademike”-tha Gjuzi./Fjala.al/

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV