Irani i rrëzoi avionin/ Ukraina kërkon ndihmën e 6 vendeve për hetimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka kërkuar nga Kanadaja, Franca, Suedia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Irani që të caktojnë ekspertë, për të ndihmuar në hetimin e aeroplanit të rrëzuar më 8 janar në Teheran.

Irani fillimisht e mohoi që forcat e tij e rrëzuan aeroplanin, por ushtria e vendit, më 11 janar, pranoi se aeroplani ukrainas u qëllua “pa dashje” nga një raketë kundër-ajrore.

Në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shumica e 176-të viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë, dhe një numër më i vogël ukrainasish, afganë, suedezë, britanikë dhe gjermanë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se kërkesa u dërgua si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Londër, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve, qytetarët e të cilave u vranë në incident.

Kërkesa e Ukrainës pason deklaratën e ministrit të Jashtëm kanadez, Francois-Philippe Champagne, i cili tha se vendi i tij, si dhe Afganistani, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina po kërkojnë që Teherani të paguajë kompensim për familjet e viktimave të incidentit.

Përmes një deklaratë të përbashkët pas takimit në Londër, grupi i vendeve tha se Irani duhet të zhvillojë një “hetim të plotë, të pavarur dhe transparent ndërkombëtar”.

Aeroplani Boeing 737-800 u rrëzua disa minuta pasi u nis nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Teheranit.

Tragjedia ndodhi derisa forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor balistik iranian – disa orë më parë – kundër forcave amerikane në Irak.

Incidenti me aeroplanin dhe mohimet e qeverisë, kanë zemëruar shumë iranianët, duke nxitur protesta kundër udhëheqjes së vendit./ Evropa e Lirë

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV