DW zbardh bisedën e Erdogan me kreun e KE, ja çfarë kërkoi presidenti turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një partner i NATO-s kundër një partneri të NATO-s, një anëtar i BE-së kundër një vendi kandidat të BE-së: mosmarrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë rreth lëndëve të para në Detin Mesdhe ka shumë aspekte.

Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje BE-së të jetë “e paanshme” në mosmarrëveshjen e gazit me Greqinë. Sipas njoftimeve të zyrës presidenciale në Ankara Presidenti turk i tha në një telefonatë Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, se qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij. Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë “të drejtë, të paanshëm dhe objektivë” dhe “të sillen me përgjegjësi” për “çështjet rajonale”, veçanërisht në Mesdheun Lindor.

Michel nga ana e tij i kërkoi Erdoganit gjatë bisedës telefonike që të angazhohet për shpërshkallëzimin e konfliktit dhe të heqë dorë nga veprime që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë, tha një përfaqësues i BE-së.

Edhe Qiproja e përfshirë

Që nga zbulimi i rezervave të pasura të gazit në Mesdheun lindor ka pasur mosmarrëveshje të ashpra rreth shfrytëzimit të tyre. Përveç Greqisë dhe Turqisë, Qiproja ka gjithashtu pretendime për zonat detare në fjalë. Në mbështetje të pretendimeve të tyre Ankaraja dhe Athina kanë dërguar anije luftarake. Marrëdhëniet midis dy anëtareve të NATO-s janë jashtëzakonisht të tensionuara.

Po ashtu ushtria turke po zhvillon që nga e diela në veri të ishullit mesdhetar të Qipros edhe një stërvitje ushtarake. Në veri të Qipros, që është e ndarë që nga një ndërhyrje ushtarake e Turqisë në vitin 1974, pra në Republikën Turke të Qipros, e cila njihet vetëm nga Ankaraja, ka të stacionuara trupa turke.

Lexo edhe :  Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët

Presidenti i Këshillit të BE-së, Mishel propozoi në kuadër të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë një “konferencë shumëpalëshe” me pjesëmarrjen e Ankarasë. Takimi nuk ka për qëllim vetëm të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen mbi rezervat e gazit natyror, por edhe për çështjet e migracionit dhe të sigurisë./DW

Të fundit

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Lajme të tjera

Web TV