Ambasadori Soreca: 10 milionë euro në dispozicion të Shqipërisë për të luftuar Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 20 respiratorë dhe 10 mijë testime. Në fjalën e tij, ambasadori Luigi Soreca tha se javën e ardhshme do të sjellin edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Diplomati evropian tha se BE është krenare për punën që është bërë në Shqipëri në luftën kundër covid-19.

Teksa vlerësoi punën e mjekëve, ai tha lajmin e mirë se Shqipërisë do t’i akordohen 10 mln euro për të ndihmuar në luftën kundër covid.

“Sot kemi sjellë 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Këto do të ndihmojnë në njësitë e terapisë intensive. Ne kemi sjellë edhe shumë ndihma dhe kontribute të tjera, duke sjellë edhe 10 mijë testime të shpejta. Do të sjellim javën tjetër edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Më lejoni që të falënderoj ata mjekë dhe infermierë që janë në vijën e parë të kësaj lufte. Faleminderit për punën e palodhur që keni bërë, për këtë sakrificë që po e bëni dhe do vazhdoni ta bëni. Faleminderit për të gjithë ata epidemiologë, në emër të BE ne jemi krenarë për gjithçka që ju keni bërë.

Më lejoni t’ju them që në sajë të kësaj emergjence që po përballet e gjithë bota, ne kemi përshtatur edhe programin tonë duke bërë të mundur edhe 10 mln euro që do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar ato aspekte që janë të rëndësishme në luftën kundër covid për ti ardhur në ndihmë gjithë komunitetit. E kemi filluar këtë punë me një sasi prej 20 mln euro duke i ardhur në ndihmë komunitetit LGBT dhe fëmijëve me aftësi”, tha ambasadori Soreca./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Lajme të tjera

Web TV