Te PSG-ja apo te Barça?  Neymar merr vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish lojtari i Barcelonës Neymar ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në “Parc des Princes”.

Sipas raportimeve të medies “ESPN”, braziliani pritet që të rinovojë kontratën me skuadrën e Paris Saint-German. Futbollisti duket se ka shkuar drejt këtij vendimi, pasi në skuadrën franceze ai shihet si një element thelbësor dhe ka rëndësi të madhe.

Ndërsa, një vendim për t’u rikthyer në Katalonjë nuk do ishte më i miri për lojtarin, pasi hija e yllit argjentinas Lionel Messi do ta pengonte që të shkëlqente.

Verën e kaluar, Barça tentoi ta rikthente atë sërish në “Camp Nou”, por nuk ra dakord me klubin e PSG-së.

Këtë herë është vetë sulmuesi ai që nuk dëshiron të shkojë në Spanjë, pasi është duke shijuar momentin te klubi ku është aktualisht./Fjala.al/

Të fundit

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV