Covid-19/ ‘Soros’ i dhuron 1.5 milion euro Kosovës për të blerë teste PCR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondacioni ‘Soros’ i ka dhuruar 1.5 milion euro Kosovës për të blerë testet PCR. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili është shprehur se ‘ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksioneve Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare’.

Postimi i plotë:

Donacioni i radhës na vjen nga Soros. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.

Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke inicuar atë.

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet 2025/ Balla, thirrje diasporës të rregjistrohet prej 11 janarit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka...

Vendimi për Berishën, Mosbindja civile si rrugë me një kalim

Nga Lorenc Vangjeli Mjeshtër i sëpatës, por jo bisturisë, artist i kazmës dhe mjeshtër i ekstremit si mjet e armë, gërmues i pashoq në puset...

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke. Kryepeshkopi i...

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët; U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve” Nga 1 janari...

Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma...

Lajme të tjera

Web TV