Lëvizte pa patentë, pas arrestimit policia i gjen dhe kallashnikov në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i ri i cili lëvizte pa patentë dhe mbante armë pa leje në shtëpi, është vënë në prangat e policisë Berat.

I arrestuari është Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se adoleshenti mbante armë zjarri pa leje, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aleat hajdut

Nga Edison Ypi I vajtën Hajdutit në arrati. E gjetën te zgavra ku ishte fshehur. E morën, e lanë e...

“Ata i kemi si hudhra…”, Rama ironi me opozitën: Shejtanët na motivojnë 1 mijë herë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa mori pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti. Gjatë fjalës së tij...

Çmimet e apartamenteve, 40 mijë stoku në Tiranë

Po rriten më shpejt dhe më tepër pagat apo çmimet e apartamenteve dhe kostoja e jetesës, në vendin tonë? Vlerësohet aktualisht se janë rreth 40...

Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Nga Spartak Ngjela Dhe gjuha shqipe sigurisht që po na mban të lidhur me shqiptarinë. Askush nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u njohur me bëmat...

Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV