Qafoku: Figurat e reja në qeveri, eksperiment i dështuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i grupit mediatik “Fjala”, Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, komentoi lajmin se dy ministra të qeverisë, Besa Shahini dhe Sandër Lleshaj, do të largohen pas 7 muajsh. Qafoku bëri një ndarje mes punës së dy ministrave.

“Shahini dhe Cakaj (zv/ministër i Jashtëm) janë dy eksperimente të dështuara të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministri ka pakënaqësi ndaj këtyre dy institucioneve. Ata nuk kanë produktivitet, por edhe bëjnë gafa, siç tha ministrja që pas 7 muajsh nuk do të jem në post, madje nuk do të jetë në Shqipëri. Bën një deklaratë të tillë kur arsimi është në moment delikat, edhe për shkak të pandemisë”, u shpreh analisti.

Ndërsa, sipas Qafokut, “Gjeneral Lleshaj ka profil jopolitik dhe detyra e ministrit i rrinte ngushtë si kostum”.

Kur u pyet nëse qeveria aktuale e meriton një mandat të tretë, Qafoku theksoi: “Një forcë politike në Shqipëri konsumohet pas dy mandateve. Kemi parë se si PS dhe PD kanë bërë gabime në fund të mandateve të dyta. Nga ana tjetër, është hera e parë që opozita nuk të ngjall atë shpresën për rotacion. Duket sikur PD-ja thjesht po numëron ditët derisa t’i vijë pushteti vetë”.

Të fundit

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Lajme të tjera

Web TV