Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri thërret Këshillin Politik të hënën: Synim arritja e një konsensusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet Këshilli Politik. Përfaqësuesi i maxhorancës në këtë Këshill, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës ditën e hënë, në orën 18:00.

Me anë të një mesazhi, Gjiknuri shprehet se Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Sipas tij, ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mesazhi i plotë
Të nderuar koleg,
Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.

Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00.

Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve.
Faleminderit,
Damian Gjiknuri
Përfaqësues i Partisë Socialiste

Të fundit

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

“Rama i ka zgjedhjet e 2029 në xhep!”/ Çfarë po paralajmëron ish-presidenti Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se Sali Berisha, me aq sa e njeh ai, nuk do të largohet...

Lajme të tjera

Web TV