100 ditë si kryeministër, Hoti: Kthyem Kosovën në rrugën e integrimit pa shpenzuar miliona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën 100 ditë nga marrja e detyrës. Ai ka dhënë një mesazh për qytetarët e Kosovës dhe për rivalët.

Hoti është shprehur se Kosova tashmë nuk është më e izoluar dhe është rikthyer në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Ai thotë se për 100 ditë Kosova e arriti këtë qëllim pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve.

Në fakt nën qeverinë Hoti Kosova shënoi rikthimin në dialog por edhe marrëveshjen Kosovë- Serbi që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në praninë e Trump.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekofte miqte tane.

Zoti e bekofte Kosoven.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3636949776366350

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV