Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçari profesori i njohur Sabit Brokaj. Profesor Brokaj ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.
Brokaj ka qenë Ministër i Shëndetësisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999.
Sabit Brokaj nga qyteti i Vlorës u diplomua në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1969. Profesori ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës./Jo.Be/Fjala.al