“Dhimitri iu përvesh krijimtarisë së Mitrushit”, Rama homazh shkrimtarit Mitrush Kuteli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kryeministri Rama i ka kush një homazh shkrimtarit të njohur Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko).

Rama shkruan që Kuteli i la një grumbull xhevahiresh letërsisë shqipe. Ndër fjali të dedikuara për shkrimtarin kreu i qeverisë nuk lë pa përmendur që  nuk kishte se si Kuteli të mos vihej në shënjestrën bardhezi të syve të regjimit komunist por që më vështirësi iu dha mundësia të vijonte.

“Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij që s’ka të paguar i vuri gishtin një problemi të madh shqiptar, sot e gjithë ditën stërmundues; atij të shkrimtarucit të vetëkënaqur që “t’i hedh romuzet si lopa bajgën e të përndjek portë më portë e hale më hale për pak vëmendje, lajka të kota e ndoshta ca pare”, ka shkruar Rama për Kutelin.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

MITRUSH KUTELI është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri. Ai lindi në Pogradec më 13 shtator 1907 me emrin Dhimitër Pasko.
E kujtojmë sot Dhimitër Paskon – Mitrush Kutelin, me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.

Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës ia fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij. Jeta e tij polikromatike dhe krijimtaria e larmishme nuk mund të mos e vinin në shënjestrën bardhezi të syve të regjimit komunist. Por falë Zotit dhe për lumturi të brezave, Mitrushit të madh iu dha mundësia të vijonte edhe pse me vështirësi, të hidhte në qindra faqe, dhjetëra shkrime brilante.

Lexo edhe :  I sekuestrohen 134 celularë dhe aksesorë, arrestohet 61-vjeçari në Sarandë

Autor që dha kontribut në çdo lëmë letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij që s’ka të paguar i vuri gishtin një problemi të madh shqiptar, sot e gjithë ditën stërmundues; atij të shkrimtarucit të vetëkënaqur që “t’i hedh romuzet si lopa bajgën e të përndjek portë më portë e hale më hale për pak vëmendje, lajka të kota e ndoshta ca pare”.

“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”

Fjalë të urta, fjalë të drejta të një shqiptari të madh për t’u përtypur e ripërtypur në çdo kohë, aq më tepër në këtë kohë kur romuzet si lopa bajgën hidhen portal më portal e përndjekja për vëmendje, lajke e ca pare, vazhdon kanal më kanal…

#TëPAHARRUESHËM?

Të fundit

Itali/ Fshati në jug të Kalabrisë ndalon banorët të sëmuren

Fshati Belcastro në jug të Kalabrisë, Itali ka lëshuar një dekret duke ‘ i urdhëruar’ banorët të mos sëmuren...

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë...

Zuckerberg “kopjon” Elon Musk, Facebook dhe Instagram do të ndjekin modelin e “X”

Meta po braktis përdorimin e kontrolluesve të pavarur të fakteve në Facebook dhe Instagram, duke i zëvendësuar ato me “shënime të komunitetit” të stilit...

Mikroplastika: ne i thithim dhe ato janë të lidhura me dëmtimin e indeve

Hulumtimet që kanë shqyrtuar dhjetëra studime mbi praninë e mikroplastikës dhe nanoplastikës në trupin e njeriut, si dhe qindra studime mbi toksicitetin e tyre, gjetën një lidhje interesante...

Cilat janë ligjet më të vjetra në histori?

Ligjet më të vjetra në histori nuk janë, siç kemi studiuar në shkollë, ato të kodit të Hamurabit, por ato të sundimtarit sumerian Ur-Nammu. Ligjet...

Lajme të tjera

Web TV