Zbulohet madhësia e banesave të reja që përfitojnë të prekurit nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqetësimi më i madh për familjet që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit është se kur do të bëhen më shtëpi të re dhe sa e madhe do të jetë ajo.

Përgjigje këtyre pikëpyetjeve iu dha Këshilli i Ministrave. Vendim i miratuar në fund të dhjetorit dhe i publikuar këtë fillim viti në fletoren zyrtare zbardh të gjitha kategoritë dhe sipërfaqet e përfitimit.

Qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike si dhe të rënët në krye të detyrës.

Në vendim përcaktohet se familjet që kanë humbur banesat e tyre në pallate përfitojnë nga programi i rindërtimit në të njëjtin truall. Kështu një familje me dy anëtarë do të marrë një apartament 1+1 me sipërfaqe 45 -60 m2. Një familje me 2 deri në 4 anëtarë do të marrë një apartament 2+1 me sipërfaqe 75 m2 deri 80 m2, ndërsa familjet me më shumë se 5 anëtarë struktura e apartamentit do të jetë 3+1 me një sipërfaqe që llogaritet 90 m2-100 m2.

Ndërsa për familjet në fshat që kanë humbur shtëpitë si pasojë e shembjes përfitojnë grante për rindërtimin e banesave. Në vendim thuhet se banesat individuale do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre.

Të fundit

Vrasja e Martin Canit, dëshmon oficerja e sigurisë në shkollën “Fan Noli”

Gjykata e Tiranës dëgjoi tre dëshmi në procesin ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit...

SPAK sekuestron në Itali 4 milionë euro pasuri të organizatës së Suel Çelës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe autoritetet italiane kanë sekuestruar sot në Verona të Italisë 4 milionë euro pasuri të...

Mbi 1 mijë lëkundje sizmike godasin Japoninë!/ Autoritetet kërkojnë evakuimin e banorëve

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të ishullit Akuseki në Japoninë jugperëndimore, pas një tërmeti me magnitudë 5.5 Rihter që goditi rajonin të...

Vizita e Ramës në Bashkinë e Vlorës, kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në mëngjes në këtë institucion. Ai qëndroi...

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër...

Lajme të tjera

Web TV