Dy doktorët që vdiqën, por që dallohen nga njëri-tjetri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adriatik Riza Dosti (koment i pa redaktuar)

Ndjesi ….

Sot u larguan nga kjo bote dhe nderruan jete dy Mjeke…dy Doctore shume te njohur …Sabit Brokaj dhe Agron Menzelxhiu…

Reagimet, komentet, ngushellimet, vleresimet e ndjesite ndaj sejcilit prej tyre kane qene disi te ndryshme …dhe normalisht qe keshtu do jete…

Sepse Sabit Brokaj prej Vlore njihet si nje nga Doctoret personale e me te besuar te Diktatorit Enver Hoxha …me pas si nje nga pasuesit me fanatike te shnderrimit e te vazhdimit te PPSH nen emrin e ri PS…

Njihet si nje nga themeluesit e Partise ne pushtet … nder me aktivet e me besniket e saj …dhe nje militant i llojit te rralle…

Disa here Deputet i PS ne Parlamentin shqiptar…tre – kater here Minister ne qeverine e socialisteve madje paradoksalisht edhe Minister i Mbrojtjes i Shqiperise…

Sabit Brokaj do te mbahet mend edhe per ate pusi pa besie qe i kishte zene Sali Berishes ne vitin 1993 ne kryqezimin e rruges mes Librit Universitar e Presidences …ku se bashku me disa shoke, kolege e miq te tij ”trima” kishin vendosur ta hiqnin qafe malokun e Tropojes z.S.Berisha se ju kishte dale nga reshti e i kishte prere ne bese…

Deri ne frymen e fundit te tij Doctori i Enverit mbeti armik i betuar i demokracise dhe nje idhtar i eger e fanatik i Diktatures dhe i Diktatorit te cileve ju sherbeu me nje lloj besnikerie te rralle e te frikeshme…

Sabit Brokajn sot e mbrojne publikisht dhe gati sa nuk e shpallin hero e engjell te demokracise …Prof Kabo…fshatari pervers i Cermenikes Tualet Balla e paradoksalisht edhe i vetmi socialist i ndershem Namik Dokle…[???]…

Po sot ka nderruar jete ne nje spital te Tiranes edhe kirurgu i njohur, i thjeshte, i pa lodhur e shume popullor dibrani i mire Agron Menzelxhiu i cili per vite me radhe i sherbeu vendit e popullit te tij si askush tjeter me shpirt e me zemer…

Lexo edhe :  “Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Kirurgu i njohur i Sanatoriumit te Tiranes Doc. Agroni do te mbese perjetesisht ne kujtesen e kolegeve te tij per aftesite e rralla profesionale por edhe per miresine njerezore model c’ka e bene qe gjate gjithe jetes se tij te rrethohej nga miq e admirues te shumte qe e donin dhe e respektonin sikurse edhe ai i donte po njesoj…

Doc. Agroni do te mbahet mend vetem per mire prej qindra e qindra pacienteve te tij teksa beri nder vite me te miren e tij te mundeshme profesionalisht per te ndihmuar e shpetuar jete njerezore…

Vetem dy statuse FB kam pare deri tani ne nderim e ne kujtim te jetes e vepres se Doc.Agron Menzelxhiut ose sic me pelqen ta quaj me te drejte Doctorit qe i sherbeu popullit te tij…. njerin ja dedikonte kolegu e i aferti i tij i familjes Doc Petrit Vargu e tjetrin miku i tij i afert e kolegu dhe bashkeqytetari i tij e miku im i mire Edmond Hasani …

Asnje njoftim e jo me artikull apo dedikim njerezor te rastit per humbjen e Doc. Agronit nga asnje lloj media e vendit te cilit ai i sherbeu me devocion prekes…

Nderkohe qe gazetat shqipshkruarese radhazi ne faqet e tyre te para e kryelajm kane vdekjen e Doctorit te Diktatorit …Sabit Brokaj…

Turp !

Edhe ne percjelljen e fundit njerezore e ndarjen nga kjo bote ne vazhdojme te mbetemi kanibale e antinjerezore teksa edhe Lamtumiren e fundit na i dikton Partia e Lideri i saj…teksa edhe dinjitetin, karakterin e personalitetin tone vazhdojme ta shkelim me kembe, ta perdhosim e ta poshterojme kaq pa turpesisht e kaq banalisht…

A.R.DOSTI

 

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV