Topalli: Përse e refuzova degën e PD në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër propozoi emrin e Jozefina Topallit si kandidate për deputete të kësaj partie për  zgjedhjet e 25 prillit. Por Jozefina Topalli e refuzoi këtë propozim. E pyetur në emisionin  HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Topalli sqaroi përse e ka refuzuar këtë propozim.

-Zonja Topalli, Shkodra ose seksioni i PD në Shkodër, ju votoi juve për të qenë pjesë e përzgjedhjes për kandidat të deputetëve të PD. Si mund ta refuzoni këtë gjë?

-Sepse dua të jem e ndershme me ta. Siç i falenderoj me zemër…

-Mjafton kjo?

-Jo nuk mjafton, prandaj po flas. Unë e di që mund të ketë skeptikë, mund të ketë të mërzitur, mund të ketë njerëz që ndoshta nuk dinë ta kuptojnë. Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe. Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo! Dhe e dija, kish pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Lajme të tjera

Web TV