Holanda ‘shpullë’ KE-së për Shqipërinë; Përgjigjuni për skemat e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda vazhdon të bëhet pengesë për rrugën tonë drejt BE. Nga aty sërish ka dalë një nismë e re e cila kërkon të jepet përgjigje për çështjen e dhënies së pasaportave.

Janë 4 grupe parlamentare në Holandë të cilat kanë kërkuar informacione nga Komisioni Europian në lidhje me skemat kontroverse të dhënies së pasaportave në shkëmbim të shumave ose investimeve të caktuara. Kërkesa është bërë nga partitë CDA, D66, PvdA dhe SP.

Ata thonë se tregtia e pasaportave do të tërheqë njerëz të pasur, por edhe investitorë të dyshimtë nga Rusia dhe Kina. Me një pasaportë të tillë, ata mund të shmangin kontrollin strikt nga bankat.

Në një takim në Londër, në nëntor, mes atyre që premtuan një skemë të tregtisë së pasaportave ishte edhe Edi Rama, në krah të kryeministrave të Maltës dhe Malit të Zi.

Shqetësimin e ka ngritur i pari deputeti Pieter Omtzigt. Ai thotë se duan qartësi në lidhje me këtë çështje. Komisioni Europian thotë se do të përgjigjet brenda 15 ditësh. Në fakt, KE ka shprehur rezerva për këto nisma.

Politikani Pieter Omtzigt ka shtruar dhjetë pyetje për diskutim edhe përpara kryeministrit holandez. Ai ngre shqetësimin për këtë skemë dhe i kërkon kryeministrit të marrë në konsideratë procedurën e frenimit emergjent, që nënkupton pezullimin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në BE. /Fjala.al/

.

Të fundit

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1. Agron Malaj (Dibër): 1 votë...

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Lajme të tjera

Web TV