Bojkoti i superiores, Denaj: Sporti s’mund të jetë çështje shantazhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj  ka reaguar në lidhje me kërkesat e e Ligës Profesioniste të Futbollit.

Ministrja ka deklaruar qeveria është e impenjuar për të zgjidhur këtë çështje por që futbolli nuk mund të jetë çështje shantazhi./Jo.Be/Fjala.al

Deklarata e ministres Anila Denaj: 

Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye. E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme.

Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm. Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë. Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë.

Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar.

Të fundit

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe...

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm...

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Lajme të tjera

Web TV