“Basic Instict” i dha famën me skenën erotike, sot aktorja hedh poshtë ndihmën që i dha pamja sensuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja “seks- simbol” sot  62- vjeçare, refuzon idenë se pamja të ndihmon të arrish shumëçka në jetë edhe pse ajo nuk ka vuajtur asnjëherë për shkak të kësaj.

“Është një gënjeshtër shumë e madhe”, pranon Sharon Stone në një intervistë për ‘The Telegraph’, në të cilën tregon edhe disa eksperienca të pakëndshme të jetuar në shesh xhirime, në të shkuarën.

‘Nuk e kupton se sa rëndësi ka pamja e jashtme, deri në momentin që fillon të tregosh moshën”, ka thënë artistja, që në moshën 62-vjeçare është më në formë se asnjëherë.

“Kur isha më e re të gjithë më thonin çfarë nuk shkonte me trupin tim. Teksa xhiroja Basic Instict kishin marrë një make-up artist, që më lyente me shumë make-up, të cilin unë më pas e hiqja menjëherë…, kishte treguar ylli në një intervistë të mëparshme në të cilën pranon se i pëlqen më shumë vetja tani se kur ishte më e re.

Për “The Telegraph” artistja rithekson rëndësinë e vetëdijes për të pasur një trup të mirë, por pa bërë ndërhyrje kirurgjikale: “Nuk duhet të mbetesh një vajzë e bukur përgjithmonë, duhet vërtetë të fillojmë të përballojmë faktin që është bukur të jesh edhe një grua e pjekur dhe inteligjente. Nëse partneri jot nuk e kupton, nuk është një njeri i pjekur dhe nuk duhet të qëndrosh me të”. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

‘Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës’/ Rama thirrje emigrantëve: Fjala juaj vlen

“Nga PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maj do të jetë votim historik...

Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

“Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës janë në...

Kurti apo opozita e bashkuar, kush i ka votat për krijimin e qeverisë në Kosovë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

“Je njësoj si Berisha dhe Meta”, Rama “nervozohet” me komentuesit: Je emër problematik

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje një komentuesi, sipas të cilit arritjet në fushën e turizmit nuk ishin merita e qeverisë, por e...

“Sun”: Shqipëria vendi ballkanik plot me xhevahire të fshehura për t’u zbuluar

Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor në mesin e turistëve britanikë falë përballueshmerisë së saj dhe vendpushimeve mahnitëse, kulturës unike dhe...

Lajme të tjera

Web TV