“Droga nuk është e imja”/ Jepet vendimi për Arbër Çekaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një seancë që ka zgjatur më shumë se 6 orë, Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit ka dënuar me 14 vite burg Arbër Çekajn, të akuzuar për sasinë rekord të 613 kg kokainë.

Togat e zeza dënuan me 8 vite e 8 muaj burg,  shoferin e kamionit që transportoi kontenierët nga Porti i Durrësit drejt kompanisë arbri gardën në Maminas, Armando Pezakun, ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 10 vite e 8 muaj burg.

Sipas prokurorisë Çekaj, akuzohet si organizator i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se, kokaina ishte ngarkuar në Kolumbi në  momentin që kontenieri ishte dërguar në një servis, me pretekstin se kishte disa vida për të rregulluar.

40-vjeçari Çekaj gjatë gjithë fazës së gjykimit i ka mohuar akuzat e prokurorisë.  Ai kërkoi pafajësi, duke u shprehur se prokuroria dhe policia urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim fshehjen e trafikantëve të vërtetë.

“Që droga nuk është e imja dhe për mua këtë s’duhet të jesh as filozosh, as jurist, as makiaveli për ta kuptuar. Kjo është një gjë që është fare e thjeshtë.

Duke më arrestuar mua, policia organi i akuzës bënë një akt të paprecedentë, arrestoi mua një pronar frutash për drogën e gjetur në kontenierin që nuk është pronë e imja”, tha Çekaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV