Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka rrëfyer së fundmi se ka përjetuar bullizëm gjatë viteve të shkollës, gjë që ja ka kthyer jetën në një ferr të vërtetë asokohe.
Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava tregoi se ajo ka shkruar këngën “Who’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.
“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.
Ajo fitoi famë brenda pak kohësh me hitin “Sëeet but Psycho”, por Ava ka pranuar se në fillim nuk mund të mësohej me idenë e famës.
“Isha në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar dhe Psycho dëgjohej në çdo radio. Ishte e bukur, sepse dikush më njohu dhe unë nuk isha mësuar me atë gjë. Dhe i thashë: ‘A je i sigurt që po flet me mua?’. Ai mu përgjigj: ‘Po, je ti’ dhe unë ju përgjigja ‘Jo’ dhe u largova me vrap”, ka rrëfyer shqiptarja.
Ka.Li/fjala.al