Bujar Çela, i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan njihet si person pa precedent të mëparshëm kriminal. Burime nga grupi hetimor bejnë me dije për “Fjala.al”, se pista kryesore ku hetuesit i kanë përqëndruar hetimit është ajo e hasmërisë. Sipas informacioneve nga policia mësohet se 50-vjeçari është ekzekutuar për shkak të konflikteve që vëllai i tij Talo Çela ka pasur së fundmi.
Autorët në pamundësi për të gjetur Talo Çelën, në shenjë hakmarrje kanë ekzekutuar vëllanë e tij. Talo Çela momentalisht është një nga personat më të kërkuar të Shqipërisë. Zyrtarisht ndaj tij autoritetet kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për grabitjen e Rimasit në prill të vitit 2019, ku u morën rreth 5 milionë euro, si dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në mars të këtij viti.
Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur së fundmi në aksion Elbasan-Peqin. Talo Çela, është dyshuar që ka marrë pjesë edhe në atentatin e 29 dhjetorit të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Indrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk që udhëtonte me to./Jo.Be/Fjala.al