Norvegji / Vret 77 persona, paraqet kërkesën për falje të dënimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anders Breivik, 41 vjeç ka marrë jetën e 77 personave në Norvegji dhe  do të paraqesë në Gjykatë kërkesën për falje të dënimit.

Shpërthimi i një bombe të vendosur në Oslo nga ai vrau 8 persona, ndërsa më pas në një ishull afër kryeqytetit norvegjez vrau 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë që po merrnin pjesë në një kamp.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2011, ndërsa një vit më vonë ai u dënua me 21 vite burgim, që është edhe dënimi më i lartë sipas ligjeve norvegjeze.

Sipas ligjeve norvegjeze, Breivik ka të drejtë të kërkojë faljen e dënimit pasi të ketë kryer 10 vite burg, kohë që përmbushet në korrik të vitit të ardhshëm.

“Me kërkesën e tij, unë kam dërguar kërkesë për falje. Kjo është një e drejtë që të gjithë të burgosurit e kanë dhe ai dëshiron ta përdorë”, tha avokati Oeystein Storrvik.

Në vitin 2015, Breivik ishte përpjekur ta padiste shtetin norvegjez për t’u liruar nga burgu me arsyetimin se kushtet e rrepta në të cilat po mbahej paraqesin shkelje të të drejtave njerëzore. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Si shpëtoi Meryl Streep kur flakët përfshin shtëpinë e saj në Los Anxhelos

Mënyra se si aktorja e famshme hollivudiane  Meryl Streep u largua nga shtëpia e saj kur flakët e rrethuan shtëpinë...

Lamtumira e Kryepeshkopit, Kryeministri grek Mitsotakis: Ishte diplomat i dashurisë!

'Guximi dhe shpresa ishin dy busullat që gjithmonë udhëhiqnin Anastasin në rrugëtimin e tij të Mrekullueshëm", tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij...

Mbesa e Kryepeshkopit Anastas mes lotëve: Shqipëria u bë atdheu i tij i dytë

Mes lotëve, mbesa Roksana Janullatos i dha lamtumirën Kryepeshkopit Anastas. Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë mortore, iu drejtua me fjalë të ngrohta popullit...

Xheneta futet të shtunën në “Big Brother VIP Albania 4”, çfarë pritet të ndodhë?

Në Prime-in e së shtunës pritet që të futet brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4” Xheneta Fetahu. Të paktën kështu ka bërë me...

Abonetë falas për pensionistët, Bashkia shton numrin e sporteleve

Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës ka nisur subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët. Sëfundmi Bashkia e Tiranës ka shtuar numrin...

Lajme të tjera

Web TV