Republika Çeke/ Për herë të parë 2000 të infektuar me koronavirus në 24 orë, qeveria ashpërson masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Republika Çeke ka raportuar  për herë të parë mbi 2000 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite.

Ky shtet me 10.7 milionë banorë është përballur me rritje të numrit të të infektuarve këtë muaj, shifra që nuk janë parë gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit në muajin mars.

Për shkak të kësaj rritjeje, qeveria ka ashpërsuar vendimet, duke përfshirë vendosjen e maskës si dhe ka kufizuar orarin e punës së restoranteve dhe bareve.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se do të ndalojë organizimet e brendshme me pjesëmarrës në këmbë.

Autoritetet çeke janë duke synuar që të shmangin izolimin kombëtar që kanë zbatuar në fillim të pandemisë, që ka rezultuar me dëmtim të ekonomisë.

Bilanci aktual në këtë vend vjen me kë shifra: 22,931 pacientë janë shëruar dhe 482 të vdekur

Prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet i Evropës Qendrore ka raportuar 41,032 raste të infektimit. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV