Gjenocidi/ Idrizi: Rama tradhtoi çamët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpëtim Idrizi, Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet mbajti një fjalim me rastin e 29-vjetorit të themelimit të ‘Shoqatës Çamëria’. Ai kujtoi të gjitha sakrificat që janë bërë për Çamërinë dhe premtoi se do të çojë deri në fund amanetin e të parëve.

“Do të çojmë në vend amanetin, kthimin në Çamëri. Ne do të kthejmë dinjitetin, për mijëra të dëbuar nga bandat e Napolon Zervës. Nuk mund të harrohet sakrifica e të gjitha figurave të shquara të Çamërisë, që kanë dhënë edhe jetën për vendin e tyre. Këtyre burrave dhe grave iu bashkuan shumë vetë, duke krijuar Shoqatën e Çamërisë. Duhet vendosur drejtësi për të dëbuarit. Dënimi i krimeve kundër njerëzimit vetëm vendos drejtësi. Tragjedia e çamëve mbetet ende e pazbuluar.”, u shpreh kryetari i PDIU.

Më tej Idrizi shtoi se në planet e tij dhe maxhorancës aktuale kanë qenë dhe dënimi i personave që kanë kryer krime në Çamëri, por Kryeministri nuk kishte mjaftueshëm vullnet për të çuar deri në fund planin.

“Deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën Rilindase ngritën një Komision, për të dënuar krimet që janë bërë mbi çamët në Çamëri. Por nuk kishte vullnet dhe kryeministri më tha që nuk e bëjmë dot. Çamëria do të hiqej edhe nga programi i qeverisë shqiptare. Deputetët çamë u rrahën dhe u gjakosën në duart e parlamentit të Shqipërisë”, deklaroi Idrizi./Fjala.al

 

Të fundit

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e...

Kur daton dhe çfarë mesazhi përcjell “Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët”?

Më 15 shkurt, Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët na kujton se nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar. Në fakt, një ditë pas...

U shtrua në spital pas probleme shëndetësore, si paraqitet gjendja e Papa Françeskut

Papa Françesku,  i shtruar në Gemelli për një infeksion të traktit respirator, “pushoi gjithë natën dhe nuk pati asnjë episod shqetësues, shkruajnë mediat italiane. Testet...

Rama: Shqipëria s’do të marrë refugjatë nga Palestina

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në...

Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi jetën sot. Një 24-vjeçar afgan, i...

Lajme të tjera

Web TV