Amendamentet për Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Propozim i fëlliqur. Gjiknuri: Opozita kërkon qiqra në hell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas bojkotimit që Opozita e Bashkuar i bëri tryezës së Këshillit Politik, përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari në një dalje për mediat e cilësoi të fëlliqur amendamentin më të fundit të Partisë Socialiste lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas deputetes, PS duhet të reflektojë pasi këto sjellje thjesht mbajnë të mbyllura listat.

“PS kërkon të mos hapë listat. Po kërkojnë të kenë vetë një kandidat preferencial në listë. PS po bën një hap mbrapa. Nuk është kjo lista e hapur, ajo që duan shqiptarët. Kjo është lista e kryetarëve. Është një truk për të mbajtur listat e mbyllura

I kërkoj PS të reflektojë mbi këtë propozim që në fakt mban listat e mbyllura. Do të luftoj deri në fund që listat të jenë të hapura dhe boll më me kryetarë që vendosin në lista kandidatë që u vijnë vërdallë si dele. Kjo nuk ndryshon asgjë ndaj PS të reflektojë mbi këtë propozim të fëlliqur”, tha Hajdari.

Nga ana e tij përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaron se opozita po synon të hedhin në erë procesin dhe të mbajnë peng ndryshimet kushtetuese.

“Fatkeqësisht sot PD bojkotoi këshillin politik megjithëse ishte kërkuese që kjo të zhvillohej. Këto kanë vetëm një synim të hedhin në erë këtë proces dhe të mbajnë peng ndryshimet kushtetuese. Po stiset një debat i kot. Këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë.

Sot sollëm një produkt konkret që mund të mos jetë perfekt por që parashikon koalicionin zgjedhor dhe mekanizmat që mundësojnë ndarjen e mandateve në bazë të peshës së elektoratit. Kërkojnë qiqra në hell po kërkon krize artificiale. Nuk pranon ODIHR drafte të njëanshme”, u shpreh Gjiknuri.

Lexo edhe :  Arrestohet në Abu Dhabi kreu i mafies shqiptare të Ekuadorit, Dritan Gjika

Sipas PS, kuota 30% për gratë nuk duhet të preket, ndërsa shton se, listat duhet të jenë 100% të hapura dhe qytetari voton kandidatin preferencial.

Sipas Partisë Socialiste, këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjerë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë të artikuluar prej tyre.

Në amendamentin e selisë rozë theksohet se, “është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor qëtë zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV